I përmendur në aferën me mbi 100 milionë franga në Zvicër, Kristian Kabashit i refuzohet ankesa kundër Insajderit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I përmendur në aferën me mbi 100 milionë franga në Zvicër, Kristian Kabashit i refuzohet ankesa kundër Insajderit

    Insajderi
    29 August 2025 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar për një aferë të madhe që është bërë temë debati e raportimi në Zvicër. Aty, në këtë rast ku raportohet për një aferë prej mbi 100 milionë franga, e pjesë e grupit të kompanive të përfshira në këtë rast me të cilin po merren institucionet më të larta të mbikëqyrjes financiare në Zvicër, ishte dhe firma e kosovarit Kristian Kabashi.

    Raportimi i Insajderit ishte i saktë, i argumentuar, dhe i bazuar në raportimin e mediave prestigjioze zvicerane, duke i shtuar edhe kontekstin e Kosovës, por për çudi Kabashit nuk i kishte pëlqyer përkthimi. Ushtroi ankesë.

    Mekanizimi vetë-rregullues i mediave në Kosovë, Këshilli i Medave (KMSHK) ka refuzuar ankesën e tij.

    Tutje është konstatuar se Insajderi ka vepruar konform standardeve dhe etikës së raportimit.

    “KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Kristian Kabashit kundër Insajderi.org dhe Reporteri.net përshkrimin me titull “Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet ‘Numarics’, kompania e Kristian Kabashit nëKosovë”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II iKodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese”, thuhet në komunikatën e KMSHK-së.

    Lexo raportimin e vërtetë e të saktë të Insajderit:



    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark