I plagosur rëndë u hodh nga një veturë në Prizren, vdes 26 vjeçari në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I plagosur rëndë u hodh nga një veturë në Prizren, vdes 26 vjeçari në QKUK

    Insajderi
    07 July 2024 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditen e sotme ka ndërruar jetë  26 vjeçari nga Prizreni i cili u hodh nga një veturë në lagjen Bazhderhane të shtunën në mbrëmje, shkruan Insajderi.

    Viktima ishte i plagosur rëndë. Siç raporton policia, nga lëndimet e marra nga një thikë nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve dhe ka vdekur të dielen rreth orës 21:00 në repartin intensiv në QKUK.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për Insajderin se personi i dyshuar tashmë është arrestuar.

    Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 êshtë raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire ne toke. Patrolla policore i është pergjigjur rastit ku eshte kuptuar që viktima ishte therrur me thike. Eshte njoftuar urgjenca e qytetit, të njejtin e kane dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretmant mjeksor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet se viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur. Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenzivi i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th. , mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë”, tha ai.

    “Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark