I postoi fotografi ish të dashurës me mbishkrimin se ofron shërbime seksuale, Prokuroria kërkon paraburgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I postoi fotografi ish të dashurës me mbishkrimin se ofron shërbime seksuale, Prokuroria kërkon paraburgim

    Insajderi
    10 March 2025 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj K.S. nga Peja që dyshohet për veprën penale “Ngacmimi”.

    Ai dyshohet se i ka vënë dy GPS në veturën personale të ish të dashurës.

    Sipas Prokurorisë ai ka hapur një profil në Instagram në emër të saj dhe ka postuar fotografi të saj duke i vënë mbishkrime denigruese dhe duke shkruar se ajo ofron shërbime seksuale pa pagesë e duke ia lënë edhe numrin e telefonit dhe adresën e banimit.

    “Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2025, në komunën e Shtimes, i pandehuri me dashje dhe në vazhdimësi është përfshirë në sjellje të vëmendjes së padëshirueshme, duke e vënë nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit të dëmtuarën V.Z., me të cilën ka qenë në lidhje dashurie, në atë mënyrë që në veturën e saj personale ka vendosur dy GPS për përcjellje të vendndodhjes dhe i ka hapur llogari në rrjetin social “Instagram”, në emër të dëmtuarës, duke postuar fotografi të ndryshme, me mbishkrime denigruese, dhe duke paraqitur se e njëjta ofron shërbime seksuale me pagesë, duke ia paraqitur edhe numrin e telefonit, dhe adresën e banimit, e që si rrjedhojë e këtyre veprimeve të dëmtuarën e ka vë nën shqetësim të madh emocional, me të cilën ka kryer veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. I pandehuri K.S.,që nga data 08 Mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark