“I premtova se do e mbroja…”/ Flet babai i 5-vjeçares që u vra nga e ëma: Ajo është përbindësh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “I premtova se do e mbroja…”/ Flet babai i 5-vjeçares që u vra nga e ëma: Ajo është përbindësh

    Insajderi
    17 June 2022 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasja e vogëlushes 5-vjeçare Elena Del Pozzo nga nëna e saj, Martina Patti tronditi Italinë por jo vetëm.

    Babai i 5-vjeçares, Alessandro ka folur për herë të parë, duke shprehur qartë se është i shkatërruar nga humbja e së bijës.

    “I kisha premtuar gjithmonë vajzës sime se do ta mbroja si çdo baba i mirë. Do të jap jetën në vend të saj, i kërkova Zotit, por ai nuk pranon zëvendësime. Kurrë nuk e kisha menduar që duhet ta mbroja nga e ëma”, ka thënë Alessandro.

    “Martina është një përbindësh që nuk e meritonte një vajzë si Elena, e veçantë dhe unike në gjithçka! Elena jeton! Çdo ditë! Brenda zemrës sime. …”, ka shtuar më tej ai.

    Alessandro ka treguar gjithashtu se Martina i fliste keq vajzës për të atin dhe kur e kuptoi se nuk mund t’ia dilte, vendosi ta vriste vogëlushen. Mediat italiane raportojnë se ai ka thënë se vrasja ishte e planifikuar, pasi Martina e kishte marrë vajzën nga kopshti një orë më parë.

    “Ajo nuk u pendua as që vrau vajzën e vogël! Përkundrazi e futi Elenën në thasë plehrash, e varrosi, shpiku një rrëmbim duke krijuar një alibi dhe goditi makinën e saj për të shpikur një sulm! 24 orë gënjeshtra”, ka thënë ai.

    “Elena kishte gjithë jetën përpara dhe kaq shumë synime për të arritur”, e mbyll Alessandro fjalën e tij, duke shprehur pikëllimin e madh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark