Këngëtari i njohur, Blero, bëri të ditur se shumë shpejt do ta publikoj projektin e tij më të ri muzikor.
Ndryshe nga bashkëpunimet e tjera, ky do të jetë ende më i veçantë pasi e ka së bashku me vajzën e tij Tarën.
Ndërsa kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “Sui Generis” më të cilën e konfirmoi një gjë të tillë.
“I kemi premtuar njëri- tjetrit që do ta kemi një këngë së bashku, jemi duke punuar dhe së shpejti do ta publikojmë”, është shprehur Tara.
Por ajo zbuloi edhe detaje se çfarë do të përmbajë kënga dhe çfarë zhanri do të ketë, për ta kuptuar ndiqeni intervistën e bashkangjitur.