I qëlloi para kamerave, pensionisti amerikan vret dy ambientalistë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I qëlloi para kamerave, pensionisti amerikan vret dy ambientalistë

    Insajderi
    09 November 2023 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shofer të martën vrau dy demonstrues që mbrojnë kauzën e ruajtjes së natyrës, që kishin bllokuar rrugën në Panama, e bëhet fjalë për një pensionist amerikan.

    Keneth Darlington, 77-vjeç, u shfaq në sallën e gjyqit në qytetin La Espiga, ku pas një seancë mbi dy orë i është caktuar masa e paraburgimit.

    Sipas mediave lokale, shtetasi amerikan i lindur në Panama, që shihet në video dhe fotografi duke vrarë dy arsimtarë që bllokojnë rrugën drejt autostradës – më herët ishte dënuar për posedim të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

    Siç pretendohet, ai kishte thënë “se këtu do të merr fund”, para se t’i afrohej protestuesve në pjesën e Panamasë në autostradë dhe ishte përfshirë fillimisht në një konflikt verbal me grupin e burrave, në mesin e të cilëve dy i qëlloi me armë.

    Para një numri të madh të fotografëve dhe ekipeve televizive, që filmonin protestën, ai vrau dy burra. Eliser Pliset, avokati i viktimës, ka thënë se Darlington akuzohet për vrasje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve.

    Megjithatë, mediat lokale raportojnë se ai mund të shmang dënimin me burg, për shkak të moshës që e ka./telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark