Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, u deklarua lidhur me komentet e kryeministrit, Albin Kurti, ku i quajti prokurorët “lepuj të shpejt” dhe “kërminj”.
Hajdaraj në një konferencëp ër fundvit tha se deklaratat politike janë të shpeshta.
LEXO EDHE:
“Sa i përket deklaratave të kryeministrit nuk i komentojmë deklaratat politike. Mund të them se kemi reaguar shpesh nga sulmet që janë bërë me deklarata politike, nuk kam çka të shtoj, jeni të njoftuar se sot kryeprokurori Isufaj ka konferencë për shtyp. Ai do të përgjigjet më në detaje, mirëpo edhe mund të shtoj, se KPK i jep mbështetjen e plotë Prokurorisë Speciale në zbatimin e mandatit të plotë kushtetues, të gjithë janë të barabartë para ligjit”, tha ndër të tjera ai.
Përgjatë ditës pritet që të mbajë konferencë për media kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. /Insajderi.org/