I riu kapet me drogë në Ferizaj, në kontroll gjenden edhe armë me leje të skaduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu kapet me drogë në Ferizaj, në kontroll gjenden edhe armë me leje të skaduar

    Insajderi
    08 July 2025 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 22 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj pasi gjatë kontrollit trupor tek ai janë gjetur substanca të dyshuara narkotike

    Policia tha se sipas hetimet paraprake kishin siguruar një fotografi ku dyshohej se posedonte edhe armë zjarri. Si rezultat, është ushtruar urdhër kontroll në fshatin Pleshinë.

    Atje u gjetën disa armë, por pas verifikimeve doli që ato të jenë të 47 vjeçarit I.R, për të cilat posedonte leje të skaduar.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast penal për veprën: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve

    Me datë 07.07.2025 rreth orës 20:00, Njësiti i Hetimeve në stacionin policor të Ferizajt, në bashkëpunim me njësitin reagues, ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar P. R.,22 vjeç, pasi gjatë kontrollit trupor tek ai janë gjetur substanca të dyshuara narkotike. Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

    Hetimet paraprake kishin siguruar një fotografi ku dyshohej se posedonte edhe armë zjarri. Si rezultat, është ushtruar urdhër kontroll në fshatin Pleshinë, ku janë sekuestruar:

    -Një pushkë e gjatë përsëritëse dhe 26 fishekë

    -Një pushkë gjuetie e punuar dhe 12 fishekë

    Pas verifikimeve është konstatuar se armët i përkasin personit I. R.,47 vjeç për të cilat posedonte leje të skaduar.

    Me urdhër të prokurorit të shtet është iniciuar rast penal për veprën:

    “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark