
Tapeti i kuq i maturës në Ersekë këtë vit ishte më shumë se një moment mode — ishte një shembull i ndjeshmërisë, miqësisë dhe dinjitetit. Enea Laho, i cili vuan nga mungesa e shikimit, kaloi me krenari në tapet i shoqëruar nga shoqja e tij e ngushtë, Parashqevi Mitre. Miqësia e tyre e fortë nisi që në fillim të gjimnazit dhe kulmoi në këtë ditë të veçantë.
“Unë kam 3 vite me Enean në bankë dhe e kam shok të ngushtë. E kisha qejf të isha me të sot. Më ka ndihmuar shumë për mësimet, më ka mbajtur afër. E kanë mbajtur afër të gjithë. Kjo ditë do jetë e veçantë për ne të dy, nuk do e harrojmë kurrë njeri-tjetrin. I uroj suksese në jetë”, u shpreh Parashqevia.
Enea falënderoi shokët për mbështetjen: “Po, u kënaqa. Emocione jo se s’kam fare, por nuk kam shumë. Fatmirësisht jo, gjithmonë më kanë mbajtur shumë afër. Unë ju falënderoj për kujdesin e trajtimin aq shumë të mirë që kanë bërë ndaj meje.”
Një histori që frymëzon dhe mbetet si mësim jete për të gjithë.