I riu në Pakistan dënohet me vdekje për mesazhet në Whatsapp – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I riu në Pakistan dënohet me vdekje për mesazhet në Whatsapp

    Insajderi
    08 March 2024 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Pakistanit e ka dënuar me vdekje një 22-vjeçar nën akuzat për blasfemi në mesazhet në Whatsapp, raporton BBC.

    Gjykata në provincën e Punjabit ka deklaruar se ai ka shpërndarë fotografi blasfemi dhe video që kishin synim nxitjen e pakënaqësisë fetare te myslimanët.

    Ndërkaq, një 17-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm si pjesë e këtij rasti. Të dy kanë mohuar se kanë bërë diçka të gabuar.

    Blasfemia ndëshkohet me vdekje në Pakistan. Disa persona janë linçuar edhe para se rastet e tyre të dërgoheshin në gjykatë.

    Akuzat i ka ngritur njësia e krimeve kibernetike në Lahore.

    22-vjeçari është dënuar me vdekje për montazhin e fotografive dhe videove që përmbanin fjalë fyese për profetin Muhammad dhe gratë e tij.

    Ndërkaq, 17-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për shpërndarjen e materialit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark