I riu thyen masën e “Arresit të shtëpisë”, kapet në timon pa patentë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu thyen masën e “Arresit të shtëpisë”, kapet në timon pa patentë

    Insajderi
    18 May 2022 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i ri 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për herë të dytë.Shtetasi Kristian Kovaci ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

    Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në qytet Lezhë, duke qarkulluar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

    Njoftimi i policisë:

    Lezhë

    Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe në pranga 28-vjeçari, i cili po drejtonte një automjet, pa leje drejtimi.

    Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. K.(P)., 28 vjeç, banues në Lezhë.

    Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në qytet Lezhë, duke qarkulluar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

    Nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, me vendimin e datës 11.10.2021, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark