I riu që mbeti i vrarë në Vushtrri mbrëmë ishte pjesë e FC Mitrovica- klubi del me telegram ngushëllimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu që mbeti i vrarë në Vushtrri mbrëmë ishte pjesë e FC Mitrovica- klubi del me telegram ngushëllimi

    Insajderi
    24 March 2025 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardit Zymberi, 19-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Vushtrri, ishte pjesë e klubit FC Mitrovica.

    Klubi nëpërmjet një telegrami të ngushëllimit ka shprehur ngushëllime për familjen Zymberi dhe shoqërisë së të ndjerit, shkruan Insajderi.

    “Në orët e vona të natës të ditës së Dielë morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish – futbollistit të Klubit tonë Ardit Zymberi i cili u vra tragjikisht në sulmin e mbrëmshëm në qytetin e Vushtrrisë.

    Kjo ngjarje e kobshme solli një lajm të papranushëm dhe shumë të dhimbshëm pasi nga jeta u nda një i ri 19 vjeçar sikur Arditi.

    Në emër të gjithë Kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi dhe gjithë shoqërisë së Arditit.

    Rastet e tilla duhet të punojmë fortë të mos përsëriten, pasi që dhimbja është e madhe”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark