I riu vret me thikë nënën dhe plagos gjyshen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu vret me thikë nënën dhe plagos gjyshen

    Insajderi
    30 November 2021 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuniteti në Agrinio është shokuar nga një vrasje e ndodhur së fundmi. Raportohet se një 35-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij 57-vjeçare, ndërsa ka plagosur edhe gjyshen .

    Ngjarja tronditëse ka ndodhur në zonën e spitalit të vjetër në orët e para të së martës dhe aktualisht në vendngjarje ndodhen forca policore.

    Të njëjtat informacione thonë se Policia është njoftuar nga gjyshja e plagosur e autorit të dyshuar, e cila edhe pse e gjakosur ka gjetur forcën dhe ka thirrur autoritetet.

    Në zonë ka trazira të mëdha mes fqinjëve dhe familjes, ndërsa sipas të njëjtave informacione, policia tashmë po punon për arrestimin e autorit të dyshuar./abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark