I rrahur dhe i prangosur, dalin fotografitë e britanikut që u dorëzua te rusët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I rrahur dhe i prangosur, dalin fotografitë e britanikut që u dorëzua te rusët

    Insajderi
    15 April 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aiden Aslin, një britanik i kapur nga forcat ruse ndërsa luftonte për Ukrainën, u fotografua në robëri dhe fotografia e tij u shpërnda nga një llogari pro-ruse në Telegram.

    Përkatësisht, 27-vjeçari lufton për marinsat e Ukrainës që nga viti 2018. Një foto që u shfaq në Twitter e tregon atë me prerje në fytyrë dhe pranga në kyçet e dorës.

    Aiden nga Newark në Nottinghamshire, i cili shërbeu në Brigadën e 39-të të Marinsave ukrainas dhe më parë kishte luftuar ISIS-in në Siri, tha se nuk u kishte mbetur asnjë alternativë tjetër.

    “Besoj se është ai në foto. Ne vetëm duam që ai të trajtohet në përputhje me Konventat e Gjenevës”, tha nëna e tij Ang Wood për BBC.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark