I rrahur keq dhe me fytyrë të përgjakur, kuzhinieri i njohur përfundon në spitalin e Fushë Krujës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I rrahur keq dhe me fytyrë të përgjakur, kuzhinieri i njohur përfundon në spitalin e Fushë Krujës

    Insajderi
    20 March 2022 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë-Krujë, ku është rrahur barbarisht kuzhinieri i njohur Indrit Çela.

    Mediat raportojnë se Çela është dhunuar nga persona të panjohur dhe më pas është lënë në rrugë. Ai ishte në makinën e tij tip Smart me targa AA 062 RL, ku dy persona e kanë nxjerrë me dhunë e kanë dhunuar dhe më pas lënë në rrugë. Mësohet se kuzhinieri i njohur ka marrë disa plagë në kokë dhe në fytyrë.

    Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë. Mirëpo kuzhinieri 39-vjeçar në polici ka deklaruar se është përplasur nga një makinë, e cila pas aksidentit është larguar.

    Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark