Një burrë ka raportuar se dheu i oborrit në shtëpinë e tij në Prishtinë ka filluar t’i shembet dhe i është rrezikuar rrëzimi i shtëpisë, pasi ishin duke u kryer disa punime nga një firmë private.
Pas kësaj pronari i firmës është arrestuar nga Policia e Kosovës.
I dyshuar me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregulltë.
Raporti i plotë:
“Prishtinë 03.06.2023 – 09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dheu i oborrit ka filluar të shembet dhe i është rrezikuar rrëzimi i shtëpisë së tij, për arsye të disa punimeve që ishin duke u kryer nga një firmë private. Pronari i firmës i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.