Kuvendi komunal i Prishtinës ka votuar për anulimin e rregullores që parashihte kufizim oraresh të barnatoreve në kryeqytet.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeasamblisti i PDK’së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, duke thënë se kjo është bërë me propozim të grupit të PDK’së, shkruan Gazeta Insajderi.
“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marr parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të PDK-së anuloj “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim”, thuhet në postimin e tij.
“Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaqërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës”, vijon postimi.
“Pas anulimit që u bë, PDK Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët”. /Insajderi.org/