I rrodhën informacione të ndjeshme, zyrtari i lartë i Trump pritet të largohet nga posti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I rrodhën informacione të ndjeshme, zyrtari i lartë i Trump pritet të largohet nga posti

    Insajderi
    01 May 2025 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA, Mike Waltz, pritet të largohet nga administrata Trump në ditët në vijim.

    Kështu raporton CNN duke u bazuar në informacionet e dy burimeve me njohuri me çështjen, përcjell Insajderi.

    Alex Wong, zëvendëskëshilltari i sigurisë kombëtare, gjithashtu do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

    I dërguari special Steve Witkoff, një zhvillues pasurish të patundshme dhe mik i Presidentit Donald Trump, është duke u shqyrtuar për të zëvendësuar Waltz si këshilltar i sigurisë kombëtare, megjithëse nuk është marrë ende asnjë vendim.

    Witkoff ka udhëhequr diskutimet me Rusinë dhe Iranin, në kohën kur Trump kërkon marrëveshje ndërkombëtare.

    LEXO EDHE:

    Waltz humbi ndikimin e tij pasi pa dashje shtoi një gazetar në një bisedë grupi në një aplikacion mesazhesh, ku kishte shkëmbyer mesazhe të ndjeshme ushtarake të SHBA’së.

    Trump e kishte menduar shkarkimin e tij pas incidentit, por nuk pranoi ta bënte këtë sepse nuk donte t’u siguronte armiqve fitore dhe shpresonte të shmangte llojin e kaosit që ishte në administratën e tij të parë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark