I shkaktoi alergji sandviçi, humb jetën studentja 21-vjeçare në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I shkaktoi alergji sandviçi, humb jetën studentja 21-vjeçare në Itali

    Insajderi
    03 April 2025 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një studente amerikane ka humbur jetën të mërkurën pasdite në Romë nga një reaksion alergjik pasi hëngri një sandviç të blerë në një restorant.

    21-vjeçarja Avarie Anne Tierney, e cila ishte alergjike ndaj arrat shqeme, ndodhej në zonën Pigneto në një qendër për studentët që ndiqnin kurset Erasmus, me disa miq kur, menjëherë pasi hëngri sanduiçin, u ndje keq.

    Ajo u rrëzua në tokë nga shoku anafilaktik, transmeton Insajderi.

    Menjëherë pas kësaj, 21-vjeçarja, arriti të kthehej në banesën e saj falë ndihmës së miqve. Ata, duke kuptuar seriozitetin e situatës, e ndihmuan duke i dhënë një dozë Bentelan.

    Por kjo nuk rezultoi e suksesshme.

    E reja pësoi një infarkt, teksa mjekët tentuan disa herë ta shpëtonin duke i kryer masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale, por përpjekja nuk kishte rezultat, me studenten që humbi jetën.

    Sipas asaj që raportojnë hetuesit, e reja, mendohet se nuk u ka thënë kamerierëve të restorantit se ishte alergjike, pasi nuk fliste italisht, teksa priten dhe rezultatet e autopsisë.



    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark