Reperi Stresi i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si një nga pjesëmarrësit në protestën e ditëve të fundit për Klodian Rasha, i riu që u vra nga efektivi i policisë, zbuloon vendodhjen e tij.
Ndonëse, ai deklaroi se ka hequr dorë nga protestat, pak orë më parë, përmes një postimi të bërë nga miku i reperit, Fabio Dushku tregon se ai ka udhëtuar drejt Koresë së Veriut.
“Direkt nga Koreja e Veriut“, shkruan Fabio krah fotos të Stresit ku shihet se po komunikon me atë në kamer.
Nuk dihet nëse kjo është një shaka apo ngelet për t’u parë se ku realisht reperi ndodhet.