Një polic në Vushtrri ka përdorur armën e zjarrit për ta shmangur sulmin nga një tufë e qenve endacakë. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së dielës.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka thënë se nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush, shkruan Gazeta Insajderi.
“Vushtrri 17.03.2024-09:38. Një zyrtar policor është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë dhe për ti shpëtuar sulmit dhe lëndimit ka qenë i detyruar të përdorë armën zyrtare, me ç’rast kishte shkrepur një plumb. Nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, është gjetur një gëzhojë.
Për rastin është njoftuar Inspektorati i Policisë dhe prokurori kujdestar. /Insajderi.org/