×
  • Lajme
  • Lajme

    I suspenduar më herët për fajde- Polici Flamur Rexhaj denoncohet nga vëllai

    Insajderi
    20 December 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vite më parë ishte suspenduar si i dyshuar për fajde. Por, ai po vazhdon të jetë polic. Kësaj radhe ndaj Flamur Rexhajt, zyrtar policor në Pejë, denoncim i ka bërë vëllai i tij, Shaqir Rexhaj. Rastin e ka konfirmuar avokatja e pales denoncuese, Shemsije Asllani.

    Asllani për Gazetën Insajderi, pa dhënë shumë detaje ka bërë të ditur se rasti është i 2006-ës, ku fillimisht është vendosur në shënim zyrtar.

    “Ky është shënu si shënim zyrtar, pala ime e dëmtuar në këtë rast nuk e ka pranuar dhe është ankuar në Prokurori. Si rast, ky ka ndodhur në vitin 2006. Pra nga transferet bankare që janë bë në atë kohë”, ka deklaruar Asllani.

    Rexhaj ishte arrestuar për fajde më 2008-ën bashkë me një koleg të tijin, Alban Tolajn më 2008-ën.

    Një qytetar nga Peja atëbotë kishte njoftuar se të dyshuarit i janë kërcënuar atij me qëllim të kontraktimit të përfitimit joproporcional për fajde.

    Policia kishte bastisur shtëpitë e të dyshuarve, ku ishin gjetur dhe konfiskuar 27.000 euro, një pushkë “Karabinë”, një revole 7.65 mm. një AK 47, një pistoletë “Glock” jozyrtar, një “Scorpion” dhe një sasi e vogël municioni.

    Insajderi e ka kontaktuar vetë Rexhajn përmes telefonit për ta pyetur lidhur me këtë rast, mirëpo i njëjti e ka mohuar denoncimin dhe s’ka pranuar të flasë më tutje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark