Capital T dhe Ledri Vula ishin qysh nga fillimi dyshja më e pëlqyer e të gjithëve.
Mirpo para disa jave, Capital T habiti me deklaratën e tij duke e cilësuar Ledrin si artisti që kopjon më së shumti.
Deklaratë kjo e bujshme, e cila nxiti debat edhe mes fansave të dyshës.
Mirpo, në një prononcim për gazetën Insajderi Capital T u shpreh se e gjitha ajo ishte vetëm ‘shpëtim nga loja’, dhe asgjë nuk është e vërtetë.
“Ledrin e kom jaran, ka qenë vetëm lojë dhe e kam ditur që vetëm ai më kupton sepse të tjerët do ta kishin marr afër zemrës”, tha Kapo.
Përndryshe Capital T është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit, e cila u pëlqye mjaft shumë nga publiku./Insajderi.org