I tha që s'do të jetë lidhje më me të - prishtinasi kërcënon ish të dashurën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I tha që s’do të jetë lidhje më me të – prishtinasi kërcënon ish të dashurën

    Insajderi
    27 March 2025 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se është kërcënuar me jetë nga ish-i dashuri i saj, pasi ai refuzoi të pranojë ndarjen nga ajo, shkruan Insajderi.

    Viktima ka denoncuar ish-partnerin sipas sinjalit duke deklaruar se, pas refuzimit për të rinisur lidhjen, ai ka filluar ta kërcënojë seriozisht.

    Në deklaratën e saj, viktima ka sqaruar se rasti më i fundit ka ndodhur më 13 mars 2025, kur të dy ata ishin në një veturë së bashku dhe i dyshuari e kanosi me jetë.

    Deri tani, i dyshuari nuk është intervistuar ende nga Policia, ndërsa rasti është proceduar në koordinim me prokurorin, i cili ka udhëzuar që të hapet hetimi për veprën penale të “Kanosjes”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark