Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, ishte autori i sulmit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani.
Ai u vra menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar një video e autorit, i cili shfaqet duke shprehur urrejtjen ndaj Trump.
Video është publikuar në rrjetin social ‘Tik-Tok’.
“Unë jam Thomas Mathew Crroks! I urrej republikanët, e urrej Trumpin”, dëgjohet të thotë ai