Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Ilir Abdullahut, i cili është i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes e Triumf Rizës.
“Masa e paraburgimit të pandehurit I.A i është vazhduar nga data 03.02.2024 deri me datë 03.04.2024”.
Më 2 shkurt 2024 Prokuroria Speciale kishte bërë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Më 16 korrik 2023, “Liza” ishte arrestuar pasi ishte kërkuar për 16 vjet.
Ndërkaq, më 16 tetor 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte zëvendësuar Abdullahut masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë euro.
Gjykata e Apelit më 3 nëntor 2023 e ka kthyer në paraburgim të dyshuarin për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza, Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”.
Abdullahu deri në momentin e arrestimit të tij më 16 korrik 2023 ishte në arrati mbi 10 vite dhe ishte në kërkim edhe të INTERPOL-it. /BetimipërDrejtësi/