I vdekuri në Brezovicë është serb, vuante nga sëmundje kronike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I vdekuri në Brezovicë është serb, vuante nga sëmundje kronike

    Insajderi
    15 October 2021 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten pasdite, një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Brezovicë.

    Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se personi i vdekur është serb, Ljuba Prizrenac.

    Mësohet se i njëjti vuante nga sëmundje kronike mirëpo pavarësisht kësaj, vdekja e tij po vazhdon të hetohet.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark