Një grua ka vdekur në QKUK, të martën e 8 nëntorit. Rastin në polici e ka hapur djali i saj pasi dyshon se nuk u trajtua në mënyrë të duhur nga mjekët.
Policia rastin e ka hapur si “hetim i vdekjes”, teksa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Djali i viktimës ankuesi i rastit dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.org/