Asim Selami është nga Koliçani, por jeton në Shkup. Në aksidentin tragjik në Bullgari ka humbur bijën dhe dhëndrin.
Që nga dje është në Bullgari për të tërhequr kufomat, megjithatë ende nuk i kanë identifikuar.
“Kemi ardhur sepse bija dhe dhëndri im kanë vdekur në aksident. Jemi për analizë ADN dhe duhet të shkojmë në mjekësinë ligjore”, ka treguar Selami.
Ka bërë të ditur se material të ADN-së i kanë marrë nipit, birit të të ndjerës në Shkup.
“Ne nuk na kanë marrë (material të ADN-së). I kanë marrë djalit, birit në Shkup”, tha Selami më tej.
Më 23 nëntor në Bullgari, në autostradën Struma, pas marrjes flakë të autobusit të “Besa trans”, vdiqën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë. Udhëtarët ishin duke u kthyer në Shkup nga Stambolli – Turqia pas një ekskursioni 3 ditor./TV21