Një shtetase e Austrisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të shtetit përkatës.
Siç njofton Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur javën e kaluar, në rrugën “Ymer Alushani”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti po hetohet.
“Ankuesja femër shtetase austriake ka raportuar se, nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Austrisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.