Një grua nga Fusha Kosova ka raportuar se një burrë i kishte marrë nga dora kuletën në të cilën kishte kartela bankare dhe para të gatshme.
Përpos kësaj viktimës i janë shkaktuar edhe lëndime trupore, ku edhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:12.
Raporti i plotë:
Rr. Xhemajl Mustafa , Fushë Kosovë 02.07.20236-21:12. Viktima femër kosovare ka njoftuar se një i dyshuar i kishte marrë nga dora kuletën në të cilën kishte kartela bankare dhe para të gatshme . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar.