I vrari në Gjilan arriti pa shenja jete në emergjencë, me shtatë plagë në trup – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I vrari në Gjilan arriti pa shenja jete në emergjencë, me shtatë plagë në trup

    Insajderi
    17 December 2023 - 01:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person nga fshati Dobërçan i Gjilanit ka mbetur i vdekur këtë mbrëmje pas plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

    Në lidhje me rastin për ka folur drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, i cili potencoi se viktima ka qenë 29-vjeçar teksa ishte dërguar në spital me shtatë plagë.

    “Personi me inicialet A.B, i lindur 1994, 29-vjeçar nga fshati Dobercan, ka ardhur në Spitalin e Gjilanit me shtatë plagë në trupë, dhe në spital është sjellë në gjendje pa shenja jete”, ka thënë Emini.

    Ndërkohë rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

    Osmani bëri me dije se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar.

    “Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”, ka theksuar Osmani.

    “Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark