Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme të mbeturinave në një pikë grumbulluese, shkruan Insajderi.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“ZJARRVËNIE
Rr. Ali Ibra, Gjakovë 25.05.2022 – 10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që dyshohet se i ka vënë zjarrin pikës grumbulluese të mbeturinave. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.