I zhdukur prej një muaji, gjendet trupi i pajetë i të moshuarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    I zhdukur prej një muaji, gjendet trupi i pajetë i të moshuarit

    Insajderi
    11 March 2023 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një trup i dekompozuar është gjetur këtë mëngjes në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë.

    Mendohet se trupi i përket një 60-vjeçari me iniciale R.P, banues në Këmishtaj.

    I moshuari ishte denocnuar i humbur nga mbesa e tij një muaj më parë.

    Njoftimi i policisë:

    Divjakë/Informacion paraprak

    Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj.

    Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark