Zbulohen detaje tronditëse nga fotografi zhdukur prej 13 marsit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Zbulohen detaje tronditëse nga fotografi zhdukur prej 13 marsit

    Insajderi
    02 April 2022 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fotoreporteri i luftës, Maks Levin është gjetur i vrarë si pasojë e bombardimeve ruse në kryeqytetin ukrainas, sipas njoftimit nga zyra e prokurorit ukrainas.

    Fotoreporteri u zhduke më 13 mars, ndërsa ishte në krye të detyrës.

    Skynews shkruan se trupi i pajetë i viktimës u gjet dje në fshatin Huta-Mezhyhirska. Sipas një prej punëdhënësve të tij, LB, Levin ishte drejtuar në zonë me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov.

    Vendndodhja e gazetarit Chernyshov nuk dihet ende.

    Levin ka lënë pas katër fëmijë, gruan dhe prindërit e tij.

    Ai nuk është gazetari i parë që vritet ndërsa ka raportuar për konfliktin në Ukrainë.

    Të vrarët deri më tani janë gazetari ukrainas Yevhenii Sakun, i cili vdiq në një sulm ajror rus në Kiev, dhe tre gazetarë të tjerë që u vranë në makinat e tyre./abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark