Një bastisje është kryer sot në shtëpitë e ish-zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore.
Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarave:
H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B, të cilët dyshohen për tri vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Lidhja e kontratës së dëmshme”; dhe “Mashtrimi”.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro”, thuhet në njoftim.
Në aksionin e zhvilluar në 12 lokacione janë gjetur dhe konfiskuar:
– 17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin;
– 6 laptopë;
– 2 shtëpiza;
– 11 telefona;
– 2 sim card;
– 6 usb.