Avni Murtezi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është bërë pjesë e PDK’së.
Lajmin për anëtarësimin e tij në këtë parti e ka bërë të ditur kryetari i degës së PDK’së në Podujevë, Isak Shabani, njëherësh edhe deputet, shkruan Insajderi.
Shabani e ka përshkruar Murtezin si person që ia kishte besuar votën për katër vite partisë në pushtet.
“Këto katër vite qeverisje ishin larg pritjeve të qytetarëve. Në asnjë fushë nuk ka ndonjë përparim që të mbahet mend! Ndërsa qytetarët, ashtu siç ia besojnë qeverisjen dikujt, po ashtu edhe ia heqin atë, përmes votës. Avniu, ish-luftëtar i UÇK-së, është një ndër ata që besuan në VV-në, por që nuk do ta vazhdojë përkrahjen për ta. Mirë se erdhe, Avni!”, thuhet në postimin e Shabanit. /Insajderi.org/