Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se kishte dëmtuar veturën e një personi e më pas e kishte sulmuar edhe me mjet të mprehtë.
Rasti ka ndodhur më 25 dhjetor në ora 17:40 në fshatin Qupevë të Klinës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht kishte dëmtuar veturën e më pas kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.