Ia hedh vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit – i flet me tone të larta te fytyra - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ia hedh vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit – i flet me tone të larta te fytyra

    Insajderi
    12 March 2025 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti dhe Vserlo kanë vazhduar debatin mes tyre në orët e vona, pasi i theu një vezë në kokë.

    Si pasojë e kësaj, banori nga Kosova mori dy dënime nga Vëllai i Madh, të shkonte në televotim dhe të vishej me një kostum si pulë e t’i mbante ca vezë.

    Vserlo me këtë rast i kishte shpërhapur në shtrat vezët, teksa gjësendet tjera ia hodhi në tokë.

    “Më ka hedhur sendet në tokë. I pafytyrë, tani më thotë Vëllai i Madh që të mos e ngacmoj”, u shpreh Gjesti.

    Vserlo nuk e linte rehat, i shkoi sërish te fytyra dhe i fliste vazhdimisht, edhe pse banori i kërkoi që të largohej.

    “Mos m’u afro te fytyra se ke pirë. Kaq ke limit tek unë”, i tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark