“Ia hoqa merakun”, Rama ironizon me Kurtin para ardhjes në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ia hoqa merakun”, Rama ironizon me Kurtin para ardhjes në Kosovë

    Insajderi
    06 July 2023 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën kur ka paralajmëruar se do të vijë në Kosovë, ka përdorur ironinë në raport me kryeministrin e Kosovës.

    Rama, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka shpërndarë agjendën e tij me orët e caktuara për takimet që do t’i mbajë me zyrtarët shtetërore. Tek pjesa e takimit të Kurtit, shënohet “në pritje të konfirmimit”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka thënë në mëngjes i janë dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive, teksa ka ironizuar me një deklaratë të Kurtit për to.

    “Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka thënë Rama në ‘Twitter’.

    Rama ka refuzuar ta mbajë mbledhjen e të dy Qeverive tri javë më parë, nën pretekstin se kryeministri Kurti ia ka refuzuar takimin që të diskutohet për krizën në veri.

    “Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çon në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme”, deklaroi Rama tri javë më parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark