“Ia kam çjerrë maskën Albinit” – Haradinaj thotë se Kurti po i fyen njerëzit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “Ia kam çjerrë maskën Albinit” – Haradinaj thotë se Kurti po i fyen njerëzit

    Insajderi
    06 February 2025 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin aktual, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk ka arritur të ofrojë rezultate gjatë katër viteve të qeverisjes, shkruan Insajderi.

    Haradinaj, deklaroi se Kurti nuk ka asgjë për të treguar dhe se ka lënë qytetet dhe rajonet e Kosovës në një gjendje të keqe.

    “Ai s’ka çka kallxon, s’ka rezultate. Me shku në Gjilan çka ju thotë? Pse ja ka lanë rrugën, i ka lënë të izoluar, në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë e ka lanë gjendjen mizerie. I ka trajtuar njerëzit shumë keq, s’ja ka pa kush hajrin në këtë vend”, tha ai.

    Ai gjithashtu e akuzoi Kurtin për skandale të shumta, duke përmendur vjedhjen e rezervave shtetërore dhe abuzimin në sektorin e energjetikës.

    Haradinaj po ashtu kritikoi marrëdhëniet e prishura të Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë si “krim”.

    Ai u shpreh se ishte i kënaqur që populli i Kosovës pa realitetin e vërtetë të Kurtit.

    “Unë jam shumë i kënaqur që ia kam çjerrë maskën Albinit dhe e ka pa populli, ky është Albini, shaj e bërtit…Më vjen mirë që e kan pa populli i Kosovës se kush është ky njeri”, tha Haradinaj në Pressing të T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark