Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit ka folur për kohën e luftës.
Ai ka treguar se si serbët kanë kryer krime të rënda. Ai kishte parë katër persona që iu kishte prerë kryt nga serbët.
“I kanë marrur padrejtë në burg, burgu është i rëndë. Po mërzitemi na, po më dhimbet e gjithë ushtria ata kanë luftuar në vendin e vet. Serbët s’kanë lënë gjë pa na bërë. Kam pa katër djem pa kry, nëna baba vet i kanë kalu nga trupa e tyre s’i kanë njoft. A bon njeri ashtu?”, tha ai në Kanal 10.
Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi po qëndron në paraburgim në Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë.