“Ia kisha borxh Adelës”, Arjan Konomi përlotet në mes të emisionit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Ia kisha borxh Adelës”, Arjan Konomi përlotet në mes të emisionit

    Insajderi
    13 December 2020 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e kaluar në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”, ishin tëftuar i gjith kasti i emisionit “Për’puthen” mes të cilëve sigurisht edhe opinionisti i emisionit, Arjan Konomi.

    Arjani u bë pjesë e lojrave,sfidave dhe intervistave në studio, ndërsa në një moment iu kërkua nga moderatorja të jepte një opinion të tijin për personazhin më të mirë dhe atë më pak të mirë në fusha të ndryshme si: Prezantim, Politikë, Big Brother, Për’puthen dhe Art.

    I pyetur nga Luana për “Big Brother”, Konomi zgjodhi vetëm një personazh si më të mirin ndër vite, të ndjerën Adelajda Xhamani.

    Arjani, me sytë me lot tregoi se ajo ishte një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

    “Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të luftojmë”, kështu ishte Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i zi, i trishtuar, krijoi shumë polemika në televizion dhe çau pa e vrarë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit, arriti një karrierë në television, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të “luftojmë”, pasi jeta është e shkurtër… Ia kisha borxh Adelës.”- përfundoi fjalën e tij i përlotur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark