Policia ka arritur të arrestojë në Prizren një person që dyshohet për veprën penale “Mashtrim”.
I njëjti kishte arritur të mashtrojë një person duke ia marrë 17 mijë euro në këmbim të sigurimit të një vize pune.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte arrit të mashtroj viktimën mashkull kosovar, ku i kishte marr 17.000 euro në këmbim të sigurimin të një vize pune”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.