Skuadra e Liverpoolit mbrëmë shënoi fitore të thellë 4:0 ndaj Tottenham Hotspur në gjysmëfinalen e dytë të Carabao Cup.
Por, ky rezultat ka mundur të ishte krejt ndryshe.
Në minutën e tretë, mbrojtësi Van Dijk bëri një ndërhyrje brutale ndaj sulmuesit kundërshtar, Richarlison.
Lojtari holandez e goditi fortë me brryl kundërshtarin dhe gati sa nuk ia ndali frymën.
Megjithatë për gjyqtarin kjo nuk ishte as për karton të verdhë.
Kurse tifozët në rrjetet sociale kanë reaguar menjëherë, pasi e shohin si “vjedhje” këtë ndeshje të “The Reds”.
Kujtojmë se Liverpooli me këtë fitore siguroi finalen e parë këtë sezon dhe do të luaj ndaj Newcastle Unitedit.
Do you think this was a sending off offence? 🤔 pic.twitter.com/WX4fVSpj4j
— Football Away Days (@FBAwayDays) February 6, 2025