Ian Maatsen është një prej lojtarëve më të pafat gjatë Euro 2024.
Finalisti i Ligës së Kampionëve me Dortmundin nuk ishte në listën e trajnerit, Koeman për ndeshjet e Kampionatit Europian, por më pas u lëndua një futbollist dhe u ftua.
Ai ishte duke i kaluar pushimet në Mykonos së bashku me të dashurën e tij kur mori ftesën nga “portokallinjtë”.
Maatsen u largua nga pushimi dhe shkoi në Gjermani, por mbrëmë aventura e Holandës mori fund dhe futbollisti në fjalë nuk mori asnjë minutë.
Maatsen gjatë Euro 2024 nënshkroi me klubin e ri, që ishte Aston Villa. Ai u largua nga Chelsea për 40 milionë euro.