Ia sheh sherrin fyerjeve ndaj gazetarëve - Nisin hetimet për policen shqiptare që njihet se mban si kafshë shtëpiake një gjarpër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia sheh sherrin fyerjeve ndaj gazetarëve – Nisin hetimet për policen shqiptare që njihet se mban si kafshë shtëpiake një gjarpër

    Insajderi
    19 August 2022 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një ‘shpërthimi’ në rrjetet sociale ku shfaqej e indinjuar për gazetarët e kronikës sa i takon ngjarjes kriminale që ndodhi në Elbasan tre ditë më parë, duke i akuzuar ata për shtrembërim të së vërtetës, ka nisur hetimi për policen ‘ekstravagante’ Anisa Kostani. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

    Kjo e fundit përmes një shkrese drejtuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kërkoi informacion nëse është marrë masë ndaj polices Kostani, e cila përdori një gjuhë fyese për gazetarët, ku i cilësonte ‘të degjeneruar’.

    Në përgjigjen e saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore konfirmoi për gazetaren Lala se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ për këtë specialiste të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

    Gazetarja Klodiana Lala pasi vuri në dijeni AMP-në, dhe Policinë e Shtetit për rastin në fjalë, i kërkoi kësaj të fundit informacione në lidhje me gradën që disponon Kostani dhe se mbi çfarë kriteresh u bë transferimi i saj nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, drejt asaj të Elbasanit. Ndër pyetjet e tjera që iu drejtua policisë ishte dhe fakti se çfarë detyre konkrete ushtron Kostani në policinë e Elbasanit dhe a ka pasur një hetim sa i përket kodit të etikës që ka shkelur, duke ekspozuar luksin e shfrenuar në rrjetet sociale, apo dhe fotot provokuese.

    Kujtojmë se punonjësja e policisë Anisa Kostani u bë e njohur në rrjetet sociale pasi mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër.

    Më poshtë reagimi i djeshëm ndaj gazetarëve.

    foto galeri


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark