Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti në një video në rrjetet sociale postoi duke shtënë me armë zjarri.
Siç bën të ditur Policia në raportin 24 orësh, të dyshuarit mashkull kosovar i është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë:
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Fsh. Reznik, Vushtrri 24.12.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Lexo edhe: