×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia shfaqin një intervistë të Sami Lushtakut, Bytyçi: Mos më pyetni për intervista të kolegëve

    Insajderi
    04 June 2024 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke vazhduar marrjen në pyetje të gazetarit Nuhi Bytyçi.

    Bytyçit po i prezantohen disa intervista që përfaqësuesit e UÇK-së i kishin dhënë gjatë luftës në media të ndryshme.

    Një nga to, ka qenë një intervistë e Sami Lushtakut e dhënë për gazetarin tashmë të ndjerë, Haqif Mulliqi.

    Në këtë intervistë, Lushtaku kishte deklaruar se deri më sot UÇK-ja nuk ka vrarë as gra e as fëmijë, mirëpo vetëm ushtarë e policë serbë, si dhe kolaboracionistë.

    ZPS-ja ka dashur që të fokusohet më shumë tek pjesa ku Lushtaku ka folur për vrasjen e kolaboracionistëve apo bashkëpunëtorëve të armikut.

    Mirëpo, Bytyçi ka refuzuar që ta komentoj këtë intervistë.

    “Ju kam thënë edhe javën e kaluar kur u takuam, mos më pyetni për intervista të kolegëve. Nuk do t’i komentoj intervistat e tyre”, ka theksuar Bytyçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark