BE ia tërheq vërejtjen Rumanisë për luftën kundër korrupsionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BE ia tërheq vërejtjen Rumanisë për luftën kundër korrupsionit

    Insajderi
    01 February 2017 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Evropian, që është organ ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ia ka tërhequr vërejtjen Rumanisë lidhur me luftimin kundër korrupsionit.

    “Lufta kundër korrupsionit duhet të avancohet e jo të kthehet prapa”, thanë sot në deklaratën e përbashkët zyrtarët më të lartë të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Frans Timermans.

    “Ne po i ndjekim zhvillimet e fundit në Rumani me shqetësim të madh”, thuhet në deklaratën e tyre.

    Ky reagim u bë pasi qeveria e Rumanisë, e kryeministrit socialdemokrat, Sorin Grindeanu, dje e publikoi një dekret emergjent me të cilin dekriminalizoheshin një numër i veprave të marrjes së ryshfetit.

    Kundër këtij dekreti kanë protestuar më se 10 mijë vetë në kryeqytetin Bukuresht dhe qytetet e tjera, duke brohoritur “vjedhës, tradhtarë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark